Nga Astrit Bimbashi:
Në prezantimin e parë të Ministres së MSHMS nuk patëm mundësinë të ishim prezent pasi jemi tek “trekendëshi filozofik” ku drejtorët, të zgjedhur dhe të mbijetuar për vite me radhë nga politika, nuk duan të kenë të bëjnë me profesorë “injorantë” që kanë !!!!! të paktën indur në Tiranë .
Por, në prezantimin e saj na bëri përshtypje një pasazh (I cili u bë viral), që bashkombasit e mi të cilët mesatarisht flasin me 100 deri 150 fjalë shkruanin se Ministrja kishte harruar shqipen.
Shqipja e saj ishte perfekte se nuk i drejtohej një kopeje me “dele” që nuk ka asnjë aftesi asimiluese të logjikës.
Ministrja foli për MUNDËSI TË SIGURTË, TË PASIGURTË ose TË NDËRMJETME. Për fat, këtë formulë ma kanë mësuar në Londër 28 vite më parë në shkollë fillimisht dhe më pas kur një Prof. i vjetër në pension na mbildhte në shtëpi çdo të premte, i binte pianos dhe diskutonte me ne duke na treguar në mënyrë delikate sa injorantë ishim në fushëm e gjuhësisë, ekonomisë, filozofisë, artit, etj,.. etj.
Çfarë tha Ministrja që shqiptarët nuk e kuptuan?
Ministrja foli për një mundësi të sigurtë zhvillimi, që matematikisht është një ekuacion i mundshëm i vërtetë dhe unik nëqoftëse zbatohet.
Për NE “delet” 2+2 = 4 është formulë e thjeshtë matematikore. Në politikë, ku Ministrja e re duhet të ketë fonde për projekte ka një faktor X, që kostumi social i lodhur kafeneve duke sharë prej 30 vitesh qeveritë, nuk e kupton.
Që 2+2= 4 dihet, por X-i e kthen në një formulë politiko – ekonomike:
Sa është vlera e X-it e dinë politikanët apo donatorët.
Nëse arrijmë që X-i është i barabartë me numrin fillestar .. kjo është e MUNDURA, pasi Ministrja e re niset nga prezumimi që këto financa janë dhe duhet ti shtojë. Ky është një ekuacion i mundur pasi 2- shi është i sigurt dhe koeficienti është pozitiv. Dhe këtu politika duhet të gjejë rrugët për të shtuar financat në shëndetësi.Pra kjo është MUNDËSIA (mbi të është vullneti i Ministres në idealizmin e saj – që NE “delet” nuk e kuptojmë).
Ministrja foli për mundësi të dyshimtë dhe nuk ju flet JUVE që nuk e kuptoni.. i flet politikës për vendime ekonomike të paravendosura, të kërkuara apo jo prej saj. Kjo do të thotë sipas gjuhës së një njeriu të mençur që “çfarë është premtuar edhe për shifra “infinite” që në politikë janë të zakonshëm por duhen identifikuar në praktikë”
Me pak fjalë në një mundësi të dyshimtë të shumëzosh numrin 2 me 2 bëhët 4 njësoj, si ta mbledhësh.. por politikisht X mund të jetë 0 dhe përfundimi është që as 2-shin nuk e ke ose X është 4 dhe ke 8-ën.
Gjithsesi është ekuacion i pavendosur pasi ne reticencë, KM-ja mund ta ketë thirrur të shpëtojë nga PPP-të që po harxhojnë miliona të taksapaguesve… dhe ofrojnë një shërbim mjeran (jo për të gjitha rastet) dhe jo vetëm. Po të flasim edhe për gjyqet që spitalet i humbasin për 3 muaj kundër individeve duke pasur në favor të gjitha ligjet e Strasburgut dhe të vendit tonë që është i detyruar ti aplikojë dhe ti zbatoj, janë të tjera financa të shtetit Shqiptarë në 10 vitet e fundit. (kjo është një tjetër histori).
Ministrja në këtë rast midis mundësisë, dhe pamundësisë flet dhe për pamundësinë e parashikuar..
Së fundmi Ministrja me shumë delikatesë foli për të pamundurën… që është në politikë një ekuacion fallco. Do të thotë që i kanë ofruar gjithçka ose numrin 2, por pa koeficientin X politik. Në politikë mungesa e koefiçientit tregon se mundësia për zhvillim është ajo që ka qenë më parë.
Dëgjojeni edhe një herë Ministren …. sepse NE “delet” duhet të fillojmë të kemi një minimum shprese në një idealiste që, edhe po të sakrifikohet vetëm për një reformë, të paktën në fushën e onkologjisë ku shqiptarët po blejnë prej 30 vitesh vdekjen pavarësisht përmirësimeve graduale por asnjëherë reformatore, për ne do ishte një fillim I mbarë.
NE “delet” shkruajmë pse Ministrja e re la një rrogë 10000 EU në Itali dhe vjen për 3000 EU dhe të gjitha shkrimet flasim për para dhe interesa. Unë dhe shumë shokë të mi lindur në Tiranë, mendojmë se sjellja civile dhe civilizimi nuk janë njësoj. Dhe s`ka lidhje ku ke lindur dhe ku je rritur, por perceptuar pas shumë viteve pune kuptuam, që ata që kanë lindur pa tavan dhe pa oxhak janë sinonimi i babëzisë që shkel cdo virtyt familiar të trashëguar pa folur për shkollë dhe për libra. Sado të pasur të jenë sjellja dhe fjalori I tyre është ky që dëgjojmë sot.. pasi nuk duan njerëz të mençur, eruditë, intelektualë dhe të pavarur. Ata nuk e kuptojnë çdo të thotë mision dhe idealizëm.
Shpresojmë që Ministrja e re të reziztojë më shumë se ne, shpresojmë dhe mbështesim çdo reformë progresiste në të mirë të shëndetit të popullatës.
I garantojmë se më shumë se 200-300 milion EU sigurohen brenda këtij viti me politika të forta dhe të drejta nga qeveria.
Dhe unë që shkruaj, nuk shkruaj vetëm në emrin tim.. dhe jemi të paktët gjysëm misionarë që kemi mbetur në këtë qytet që e duam më shumë se shtëpitë ku jetojmë.



