Partia Socialiste mblodhi sot
grupin parlamentar, pak ditë pas betimit të deputetëve në Kuvend.
I pranishëm në këtë mbledhje
ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Fokusi i mbledhjes ishte
ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet
parlamentare.
Pjesë e diskutimeve ishin edhe
seancat plenare të njëpasnjëshme që parashikohen ketë javë.
Burimet thanë se thanë gazetares
së Top Channel, Elda Menga se Damian Gjiknuri është konfirmuar sërish në krye
të Komisionit të Reformës Zgjedhore, ndërsa Blendi Klosi do të drejtojë
komisionin e përhershëm parlamentar të Bujqësisë, Ushqimit dhe Zhvillimit
Rural.
Milva Ekonomi do të marrë
drejtimin e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ndërsa Bledi
Çuçi– Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.
Ish-ministrja Anila Denaj do të
drejtojë Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm,
ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja do të jetë në krye të Komisionit të
Çështjeve Ligjore dhe Administratës Publike, ndërsa ish-ministri Igli Hasani do
të drejtojë komisionin e ri parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Porosia e Edi Ramës, e shprehur
Asamble për të reformuar Kuvendin, pritet të vihet në zbatim këtë të hënë pasi
kryeparlamentari Niko Peleshi pret në orën 11:00 kryesinë e Kuvendit krerët e
grupeve parlamentare.
Gjatë mbledhjes së fundit të
Asamblesë, kryeministri Rama bëri të ditur se komisionet e përhershme
parlamentare nuk do të jenë më 8 si në legjislaturën e fundit, por 11. Nga këto
shtatë do të drejtohen nga maxhorabca dhe katër nga opozita.
1- Komisioni për Ekonominë Punësimin dhe Financat – drejton
maxhoranca Milva Ekonomi
2- Komisioni për çështjet Ligjore dhe Administratën Publike –
drejton maxhoranca Ulsi Manja
3- Komisioni për çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- drejton
maxhoranca Bledi Cuci
4- Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – drejton
opozita
5- Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale –
drejtohet nga opozita
6- Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe
Zhvillimin e Qendrueshëm – Drejtohet nga maxhornca Anila Denaj
7- Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit
Publik – Drejton Opozita
8- Komisioni për Bujqësine, Ushqimin dhe Zhvillimin Rura –
drejton maxhoranca Blendi Klosi
9- Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Drejton
opozita
10- Komisioni për Europën dhe Punët e Jatshme – Drejton
maxhoranca Igli Hasani
11- Komisioni i ri për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe
Mbikëqyrjen Institucionale – drejton maxhiranca Fatmir Xhafaj
Komisioni i Posaçem për
Reformën Zgjedhore – Damian Gjiknuri
Komisioni i Posaçëm për
Reformëm Administrative-Territoriale – Arbian Mazniku




